Ora News - “Notre Dame de Tiranë” nuk do të shembet

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Imazhi i Katedrales së shkrumbuar të ?Zonjës tonë? në Paris, ishte për këdo një simbol në miniaturë i apokalipsit të një shoqërie, të paaftë në konservimin e vlerave kombëtare. Kjo dramë sa njerëzore po aq edhe kulturore, duket se ka ngacmuar fantazinë e piktorit kontrovers, Avni Delvina.
?Notre Dame de Tiranë? titullohet ekspozita e hapur në ambientet e Teatrit Kombëtar, ku ky i fundit është subjekt i skanerit të artistit, për të cilin godina historike është po aq e shenjtë sa çdo ikonë e artit në kryeqytetet botërore.

Hapja e ekspozitës mblodhi në hollin e Teatrit figura të rëndësishme të jetës publike dhe politike në vend.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizionin e Delvinës e lidhi me qendresën disa mujore për mosshembjen e Teatrit.

Basha: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ja ka dalë të mbizotërojë këtë projekt monstruoz dhe të korruptuar që është zëvendësimi i Teatrit Kombëtar me lavatriçen e pastrimit të parave dhe kullat e dyshes Rama-Veliaj.

Për ish-kryeministrin Berisha, çelja e kësaj ekspozite është një ngjarje e jashtëzakonshme, pa harruar mesazhin qe fshihet pas saj.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/notre-dame-de-tirane-nuk-do-te-shembet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended