Skip to playerSkip to main content
  • 6 years ago
#rtvora #oranews

Pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje të gjakut do të përfitojnë rimbursim 100% të barit mabthera që bën të mundur trajtimin e limfomave.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njofton se në shërbimin e Hematologjisë, përmes këtij medikamenti të kushtueshëm mund të trajtohen 70 pacientë nga 42 që trajtoheshin më parë.

Kostoja e një kure shkon deri në 9 mijë euro për pacient.

Manastirliu: Jam e kënaqur që arritëm të sigurojmë për të gjithë limfomat malinje trajtimin me terapi të targetuar 100% falas, edhe nëpërmjet formëdozave siç është formëdoza e re që kemi futur që është ajo subcutane ose nën lëkurë, duke garantuar plotësimin e nevojave dhe rritjen e jetëgjatësisë së pacientëve.

Për mjekët, rimbursimi i barit krijon mundësi që terapia e mjekimit të plotësohet si ne çdo vend të botës.

?Muajin e fundit sapo ka filluar përdorimi subcutan i Mabtherës, i cili i kombinuar me një tjetër medikament që e disponojmë për trajtimin e limfomave dhe të një lloj leuçemie, bën të mundur trajtimin e të sëmurëve me limfoma malinje, mjekimi të cilave për shërbimin e hematologjisë bëhet njëlloj si në çdo vend të Botës".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rimbursohet-100-medikamenti-i-gjakut

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended