Rama-Conte: Do të ngrihet komision i përhershëm ekonomik, flitet për njohjen e pensioneve

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare nnë Romë ku u takua me homologun e tij italian Giuseppe Conte.

Në drekën e punës që zgjati rreth 2 orë dy kreyministrat diskutuan çështje më të rëndësishme aktuale me dy vendeve.

Në deklaratën për mediat kryeministri Giuseppe Conte informoi se së shpejti do të ngrihet një komision i përhershëm ekonomik dy palësh në ndihmë të sipërmarrjeve italiane që operojnë në Shqipëri. Ajo do të jetë urë kmunikimi mes tyre e administratës shqiptare si dhe për të identifikuar mundësitë e investitorëve italianë në Shqipëri.

Kryeministri Conte informoi gjithashtu se mes dy vedeve është arritur marrëveshja e transferimit të të burgosurve shqiptarë nga Italia në Shqipëri.

Sipas statistikave zyrtare deri më 31 dhejtor të 2018 në burgjet italiane vuajnë dënimin rreth 2568 shqiptarë, të cilët janë të dytët për nga numri pas të burgosurve me kombësi marokene.

Njohja e pensioneve

Në deklaratën e tij kryeministri Rama i kërkoj kreut të ekzekutivit italian intesifikimin e bisedimeve për njohjen e pesioneve të emigrantëve shqitparë në Itali.

"Kemi nisur të punojmë në këtë drejtim, tha Rama, por duhet të përshpejtojmë bisedimet për arritjen e një marrëveshje mes dy vendeve që këta emigrantë kontribues të sigurimeve shoqëore dhe në Shqipëri t'u njihet kjo e e drejtë për ekonominë e dinjitetin e tyre., por dhe për miqësinë historike që lidhin këto dy vendeve.

Kryeministri italian nga selia e kryeministrisë italiane i kërkoi forcave politike opozitare në Shqipëri të nisin rrugën e dialogut pa parakushte me qeverinë. "Ftoj, tha ai, që opozita të hap këtë rrugë me një shpirt kontruktiv".
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-conte-do-te-ngrihet-nje-komision-i-perhershem-ekonomik-flitet-njohjen-e-pensioneve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Recommended