Report TV - 21 janari festë zyrtare? Debatet e plota te 'Ligjet'/ Manja përplaset me Alimadhin

  • 5 years ago
Është shtyrë diskutimi për shpalljen e Kongresit të Lushnjes më 21 janar si festë kombëtare. Argumenti për ketë shtyrje është bërë pasi të pranishmit kanë kërkuar që të shqyrtohen më konkretisht faktet historike nga historianë të ndryshëm në lidhje me Kongresin e Lushnjes.

Diskutimet janë bërë në Komisionin për Çështjet Ligjore ku nuk kanë munguar edhe debatet mes të pranishmëve.Deputeti Murrizi Murrizi kërkoi që 21 Janari, të shpallej festë kombëtare në nderim të Kongresit të Lushnjes por nga ana tjetër deputeti i PS-së Alket Hyseni u shpreh kundër caktimit të ditës së Kongresit të Lushnjes si festë zyrtare.

Murrizi: Kongresi i Lushnjes duhet të jetë Festë Zyrtare, pasi ka qenë me rëndësi të madhe për vendin. Kërkesa i është dërguar Kreut të Kuvendit, kryeministrit, si dhe presidentit. Kongresi i Lushnjes është viti i parë i Parlamentarizmit, është festuar për 17 vite me radhë, deri në 1939. Në diktaturë 21 janari u zëvendësua me 11 janarin, 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jepni ju. Përveç 28 Nëntorit, asnjë festë s?ka rëndësinë e 21 janarit. Ky duhet të ishte një nga propozimet e bëra që në Kuvendin e parë pluralist.

Alket Hyseni: Kemi më shumë shumë festa zyrtare se çdo vend në rajon. Na rëndon buxhetin.

Adriatik Alimadhi: Partia Socialiste kriminale?.

Ulsi Manja: Të lutem zoti Alimadhi respekto etikën, kemi 800 mijë persona që na kanë votuar.

Hyseni: Është një iniciativë e Bashkisë së Lushnjes dhe u është përcjellë të gjithë institucioneve. Janë dy aspekte të rëndësishme. Rëndësia historike rreth kësaj ngjarjeje Kongresi i Lushnjes është momenti i rëndësishëm i historisë. Momenti i dytë që duhet të shohim, është diskutimi nëse dita e hapjes së Kongresit duhet të caktohet si festë zyrtare. Janë dy mënyra për t?u përkujtuar ngajart historike. Njëra është nëpërmjet nëpërmjet aktiviteve përkujtimore duke vendosur emrat në shkolla, rrugë, mënyra tjetër është përcaktimi si festë zyrtarë. Çfarë përcakton festa zyrtare? Do të thotë ditë pushimi për administratën, etj. Kjo sjell shpenzime të mëdha financiare, në bazë të kodit të punës, i bie të paguhen 50% ekstra. Greqia ka 12 ditë festa, Maqedonia 13, Shqipëria ka 14 ditë festë zyrtare. Më shumë se ne nuk ka vend tjetër, të mos kalojmë në Perëndim se atje ka koncept tjetër për festat zyrtare. Festa zyrtare sjell ndëprerje të punës së institucionit. Këtu duhet të shtrohet diskutimi. Dëshirat janë më të mëdha se mundësitë, dhe mundësitë më të mëdha se realizimi. Historia e Shqipërisë ka dhe ditë të tjera të rëndësishme, po a i ka mundësitë buxheti jonë? Me sa kam pyetur kjo e rëndon. Do të kisha shumë dëshirë që dhe Lidhja e Lezhës, Lidhja e Prizrenit mund të shpallen festë kombëtare??,

Në këtë debat është përfshirë edhe ish ministri i brendshëm, Fatmir Xhafaj, cili ka thënë se duhet shpallur ditë feste për shkak të rëndësisë dhe për shkak që të bëhet pushim.

Gjafaj: Edoni feste kombetare. apo feste kombetare e pushim qe te pushoni, apo....

Murrizi: Nuk ka të b...

Recommended