Report TV - Si e përgjonte njeriu më i kërkuar policinë me 4 radio, gafa që i kushtoi arrestimin

  • 5 years ago
Tesi Basho, njeriu më i kërkuar në itali për vrasjen e dy prostitutave dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane, për disa vite ka qëndruar i pashqetësuar nga policia në Selenicë të Vlorës. Basho, ishte i mire armatosur në banesën e tij në momentin e arrestimit në 16 Tetor në Vlorë, madje kishte marë të gjitha masat teknologjike për të depërtuar në valët e radiove të komunikimit të Policisë së Shtetit, me qëllim marjen e informacioneve për vendodhjen e policisë dhe operacionet që kjo e fundit ka kryer.

Por megjithëse Basho kishte marë një sërë nismash që i garantonin atij sigurinë për të vijuar aktivitetin kriminal në Vlorë, kryesisht në kultivimin dhe shitjen e drogës, një gabim i vogël i tij ka sjellë zbulimin dhe më pas arrestimin e tij. Gafa e Bashos, ishte hyrja në një konflikt me dajën e tij, duke i kërkuar me anë të presionit shumën prej 100 mijë euro. Policia ka shkuar në banesën e Bashos, ku ka zbuluar se njeriu më i kërkuar në Itali, kishte ngritur një kullë të vërtetë sigurie. Madje Basho kishte investuar dhe në mjete teknologjike duke depërtuar në valët e radiove të policisë së Vlorës, ku mësonte gjithçka çfarë komunikonin oficerët e policisë.Gazeta ka verifikuar me imtësi këtë rast, ku është mësuar nëpërmjet burimeve se në ambientet e koridorit të katit të parë të banesës, mbi një komodinë, janë gjetur dy radio Marrësë-Dhënëse, të markës ?Tratalk?. Ndërsa në sirtarin e parë të kësaj komodinë është gjetur një radio marrëse-dhënëse e markës ?TWO-WAY?,e cila pasi është provuar ka rezultuar se ka patur akses në valët e përdorura nga ana e Shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore Vlorë. Kjo tregon edhe një herë tjetër si krimi i organizuar në vend, është shumë hapa larg policisë, e cila në shumë raste ndihet e pafuqishme dhe e pamotivuar për të luftuar krimin. Sot ?Shqiptarja.com? zbulon atë çfarë gjeti policia shqiptare në banesën e tij në Selenicë të Vlorës dhe akuzat e ngritura kundër tij.

Recommended