Edi Rama e mori timonin e drejtimit të vendit i vetëm në 2017. Shumica socialiste tashmë nuk ishte e detyruar ti shtrinte dorën e bashkëpunimit aleatëve që ?e mbanin në pushtet?.
I vetëm në qeveri, e me një shumicë në kuvend, Edi Rama shfaqej komod në vendimmarrje dhe nismat e tij. Çdo nismë mund të kalonte në parlament pa patur nevojën e bisedimeve me forca të tjera politike.
Por puna ju lehtësua edhe më shumë me dorëzimin e mandateve nga opozita. Një opozitë e re që nuk ka forcën e kundërshtimit solli për Edi Ramën komoditetin në sallën e kuvendit. Tashmë nuk kishte nevojë për séance maratone apo përplasje me rivalë politik.
Reforma në drejtësi nisi zbatimin e saj me procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sondazhet në fakt tregojnë se besimi është thyer edhe ndaj këtij procesi. Komiteti i Helsinkit publikon shifrat tronditës, ku thotë se 63% e qytetarëve nuk kanë besim në procesin e Vetingut ndërsa ky proces akuzohet edhe për standarde të dyfishta.
Edhe drejtësia që sot në fakt është jashtë funksionit po shkon në duart e Edi Ramës akuzon opozita. Nuk ka gjykatë kushtetuese, piramida e drejtësisë po shkon drejt mosfunksionimit, e kjo sipas analistëve dhe opozitës jashtëparlamentare i leverdis vetëm Edi Ramës. Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rama-i-gjithepushtetshem
Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/w1anXTXx4KA Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Be the first to comment