Vepra penale e falsifikimit të monedhave pritet ti nënshtrohet ndryshimeve, ku do të shtohen masat ndëshkuese. Sipas zëvendës ministrit të brendshëm, Shqipëria nuk është vend prodhimi i monedhave të falsifikuara por duhen marrë masat për parandalimin e këtij fenomeni.
Kodi penal pritet të pësojë ndryshime me qëllim ashpërsimin e dënimeve për veprën penale të falsifikimit të parave. Zëvendës ministri i Brendshëm, Julian Hodaj tha se ndryshimi është propozuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Hodaj: Është një sugjerim vetëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Ne po e marrim në konsideratë shumë seriozisht dhe me projektin e ndryshimeve të reja që mund të paraqiten për kodin penal do të shikohet edhe mundësia e paraqitjes së një dispozite specifike.
Për këtë vepër penale, ligji aktual parashikon deri në 5 vite burg, ndërsa kur kryhet më shumë se një herë apo bashkëpunim, deri në 15 vite. Sipas Hodaj, në Shqipëri ka patur raste sporadike të falsifikimit të parave, por përjashtohet nga vendet e prodhimit. Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/rriten-denimet-falsifikimin-e-parave
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Be the first to comment