“Ditët e Mios” mbyll edicionin e 12-të - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mbyllet edicioni i 12-të i Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve Ditët e Mios, një aktivitet që revokon jo vetëm traditën e arteve figurative, por krijon edhe ura bashkëpunimi dhe komunikimi midis artistëve nga e gjithë bota.Kanë qenë 19 piktorë nga Polonia, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mongolia, Arabia Saudite, Kosova dhe Shqipëria, të cilët janë shpërndarë në rrethinat e Korçës duke u frymëzuar nga ngjyrat e vjeshtës e duke hedhur në telajo krijimet e tyre.Benila Themeli, nënkryetare e Bashkisë së Korçës tha se artistët pjesëmarrës të kësaj kolonie bëhen edhe ambasadorë të Korçës në vendet ku jetojnë duke përcjellë përshtypjet dhe mbresat e tyre.Një nga punimet e realizuara nga artistët pjesëmarrës do ti mbetet fondit të Galerisë së Arteve në qytetin e Korçës dhe një punim tjetër ata do të mund ta çojnë në vendet e tyre.Jam vërtet shumë e kënaqur që po takoj përsëri miq të vjetër në këtë simpozium, i cili është shumë i ndryshëm nga simpoziumet e tjera, pasi artistët këtu janë si një familje. Më pëlqen mikpritja, puna në grup si një familje që ndodh në këtë simpozium.Sipas traditës së Kolonisë Ditët e Mios, të gjithë artistëve iu është dhënë një çertifikatë pjesëmarrje në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Recommended