Report TV -Bylykbashi në Report Tv: Debat publik për 'Zgjedhore'

  • 5 years ago
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se duhet debat publik për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij jo domosdoshmërish ajo se çfarë do të zgjedhin palët do jetë më e mira, por e rëndësishme është konsensusi. Në studion e Report Tv, Bylykbashi tha se bërja e Reformës Zgjedhore me dakordësinë e dy palëve do të çonte në zhvillimin e zgjedhjeve normale, siç ai i quajti. Përballë gazetari, Ilir Babaramo, ish-deputeti i PD-së tha se sistemi nuk është problemi thelbësor, teksa bëri një krahasim duke e krahasuar atë me "zemrën, por po s'pati gjak nuk shërben".

"Nuk është thelbi Reformës sistemi. Sistemi zgjedhor është zemra, por po s'pati gjak nuk bën punë. Me këtë kemi dhe një shkarje, një debat në nivel banal për këtë që merret me këtë çështje, sikur lista e hapur është sistem. Ka ardhur koha që të kemi një debat të hapur për këtë. Duhet ndarje e pushteteve. Një proces i hapur me një diskutim të ndriçuar, por që kërkon edhe një konsensus të madh. Debati duhet të jetë publik, për zgjidhjen më të mirë të mundshme. Duhet të ketë mundësi për të diskutuar. Një krahasim, nuk ka fajin Mercedez Benz që prodhon një makinë me standarde të larta, por nafta e Ballshit. Sistemi është Benzi dhe nafta emrat që i vënë këtij sistemi zgjedhor në listë kryetari i partisë", tha Bylukbashi.

Recommended