Ora News - Ekskluzive/ Rrëfimi i një përdoruesi kokaine: E blen lehtë, ku të duash e gjen

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Të gjesh sot substanca narkotike është shumë e lehtë ndaj dhe përdoruesit e tyre e kanë të vështirë të shkëputen. Kështu tregon për Ora News një 32 vjeçar, i cili prej 14 vitesh është konsumator i rregullt i lëndëve narkotike.

Droga mbetet një nga fenomenet shqetësuese në shqipëri, jo vetëm për trafiqet por edhe për përdoruesit. Një 32 vjeçar me banim në Tiranë është përdorues prej 14 vitesh, por lënda narkotike e ka shndërruar tërësisht.

Efektet nuk janë ndjerë vetëm në shpenzimet për ta siguruar kokainën, por edhe në fizik.

"Ishim në një party. Ishim kuriozë ta provonim. Nga aty pastaj e vazhdova dhe nuk e ndalova dot më. Isha në moshën 18 vjeç. E shumta që përdor kokaina. Bëhemi 3-4 çuna. Nuk është e vështirë për ta gjetur. Ku të duash e gjen, shitet. Kam ndryshuar, po konsumohem dita ditës. Nuk ha, ushqimin ta pret. Nuk flet dot gjumë" rrefen i riu.

Duke u nisur nga vetja ai u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg droges.

"Unë po e heq në lëkurën time. Jam munduar ta lë po nuk po ia arrij. Shumë vetë e bëjnë për luks por unë i them të largohen sa më shpejt se pasojat janë shumë shumë të rënda. Unë po e heq vetë."

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/merr-droge-prej-14-vitesh-i-riu-me-shnderroi-ne-tjeter-njeri

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp