Arrestime për tokat e Gjirit të Lalëzit, 20 zyrtarë të kadastrës së Durrësit vihen në pranga

  • 5 years ago
Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalëzit përmes një grupi të strukturar kriminal ka vënë nën hetim penal dhe pasuror 27 persona zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues të pronës në Durrës, 18 prej të cilëve janë arrestuar, 3 janë shpallur në kërkim, ndërsa për 6 të tjerë është vendosur paraprakisht masa e sigurisë ?detyrim paraqitjeje?.

Mes të arrestuarve për tjetërsimin e 68 mijë m2 tokë shtetërore janë ish-drejtuesit e hipotekës së Durrësit, Ardjan Iljazaj, Etleva Nova, Ardian Kona, ish-kryetari i komunës Ishëm Sulejman Ibrahimi, si dhe ish-kryetar e anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në Bizë, juristë të hipotekës, hartografë e topografë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, ?Shpërdorimi i detyrës?, ?Falsifikimi i dokumenteve?, ?Mashtrimi? dhe ?Grupi i strukturuar kriminal, kryer në bashkëpunim?.

Përgjatë 5 viteve, nga viti 2013 e në vazhdim personat nën hetim, ish-zyrtarë të lartë dhe disa prej tyre zyrtarë aktualë në kadastrën e Durrësit kanë bashkëpunuar për të tjetërsuar tokën shtet përkundrejt përfitimit të vlerave të ndryshme monetare. Ndërkohë të tjera raste të abuzimit, tjetërsimit të tokave në bregdet janë nën hetim nga prokuroria e Durrësit.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Recommended