Wake Up/ Genc Përmeti: Filmi “Joker” mes cilësisë dhe panikut për nxitje dhune

  • 5 years ago
Debatet për dhunën, dramën dhe keqinformimin mbi sëmundjet mendore kanë shoqëruar së fundmi filmin "Joker" me regji të Todd Phillips dhe interpretim të Joaquin Phoenix, i cili po shfaqet prej gati një muaj edhe në kinematë e Tiranës. Shikues të shumtë në Amerikë thanë se u larguan nga kinematë pas skenave të dhunshme. Ndërkohë në Shqipëri filmi u la i lirë të shihej nga qindra adoleshentë dhe fëmijë, pasi ?Joker" ishte si filmat e zakonshëm me superheronj, ku në fakt nuk kishte fare lidhje?. Filmi vërtetë bën fjalë për antagonistin kryesor të Batmanit, Arthur Fleck, njohur si Joker, por ndryshe nga filmat e shkuar ky i kësaj radhe i qe kushtuar Arthur-it dhe vinte në një këndvështrim thellësisht, psikologjik, dramatik dhe të dhunshëm.
Me një interpretim të jashtëzakonshëm nga Joaquin Phoenix, filmi është pa diskutim për një moshë madhore dhe kurrsesi për fëmijë apo adoleshentë. Filmi kategorizohet për audiencë të kufizuar. ?Joker? është filmi më i komentuar i momentit, për shkak të historisë që sjell në ekran. Joaquin Phoenix iu deshën përpjekje të mëdha për realizimin e këtij filmi. Iu deshën 4 muaj që të realizonte të qeshurën e Joker: E qeshura e rolit të Joker është e ngarkuar me vuajtje dhe frikë, pasi nxitet nga një gjendje e lidhur me epilepsinë. Phoenix ka studiuar prej muajsh këtë sjellje të njerëzve me këtë simptomë, derisa arriti ta realizonte të qeshurën në mënyrë perfekte.
U detyrua të humbiste 20kg për rolin e tij në Joker: Megjithëse ai mendoi se gjëja më e mirë për të bërë për rolin do të ishte të fitoni pak peshë, Todd Phillips, regjisori i filmit, e bindi atë ndryshe. Ai ndoqi një dietë të rreptë që e ndihmoi të humbte pothuajse 20kg.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel