Emigranti shqiptar vritet nga dy rusë në kampin e azilantëve në Suedi, trupi në morgun e një spitali

  • 5 years ago
TIRANE- Denoncohet live në ??Pa gjurmë?? vrasja nga dy rusë e një shqiptari në Suedi më 27 shtator të këtij viti. Trupi i pajetë i Sokol Sulaj ndodhet në morgun e spitalit, në Sundsvall.

"Është vrarë në një qytet. Është vrarë nga rusë. Ka qenë një grindje në një kamp dhe personi që ka vdekur e ka emrin Sokol Sulaj. Unë flas në emër të motrës së vet. Familja është në dijeni. Ai ka vetëm një motër, nuk ka qenë as i fejuar, as fëmijë nuk ka. Shqiptarët kanë mbledhur fondin për ta kthyer në Shqipëri. Që nga dita kur është vrarë ai ndodhet në morg", është shprehur në një lidhje telefonike për Report Tv emigranti.