Ora News - Apeli i ShBA-së: Punoni për demokracinë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të angazhuara për forcimin e demokracisë në Shqipërisë, pavarësisht mungesë së institucioneve të drejtësisë apo krizËs politike. Zv/ambasadori amerikan në Tiranë shprehet se për patur institucione të qëndrueshme duhet të punohet vazhdimisht nga të gjitha palët.

Në një situatë aspak të favorshme politike në të cilën është përfshirë vendi ynë për shkak të krizës politike si dhe mungesën e institucioneve të drejtësisë,shteti amerikan është i angazhuar për forcimin e demokracisë në vendin tonë.

Amerikanët në Tiranë kërkojnë forcimin e ligjit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të korruptuar, si pararojë për mbrojtjen e institucioneve demokratike.

Koski: Forcimi i demokracisë në Shqipëri është prioritet i ShBA. Ambasasda e ShBA-së po monitoron zbatimin e programeve tona antikorrupsion, avokimit tonë për reformën zgjedhore. Suksesi për forcimin e institucioneve nuk arrihet në një ditë, por duhen javë dhe vite të tëra punë. Me përkushtim dhe punë arrihet gjithçka, edhe atëherë kur duket e pamundur.

Zëvendësambasadori amerikan në Tiranë, Daniel Koski, i kërkoi shoqërisë civile që të shërbejë si rojtare për institucionet përgjegjëse, duke punuar dhe duke ngritur zërin për shqetësimet e drejta.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/apeli-i-shba-se-punoni-demokracine

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz