Ora News - Andry Glover rikthehet në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Pak ditë para vendimit final për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian, i cili ka venë si kusht kryesor reformën zgjedhore, në Tiranë është rikthyer shefja e misionit të ODIHR Audrey Glover.

Glover ka takuar veçmas kryetarin e PD-së Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, me të cilët mësohet se ka diskutuar edhe për propozimet që ata kanë në lidhje me këtë reformë.

Pas takimit me kreun demokrat, Glover nuk preferoi të flasë shumë për median, duke thënë se po vijon me përpunimin e rekomandimeve të lëna pas 30 qershorit.

Audrey Glover: "Ka një keqkuptim sepse ne nuk kishim ndërmend për një konferencë shtypi pasi nuk kemi një mesazh për ti dhënë mediave. Jemi këtu për raportin përfundimtar dhe rekomandimet që ai përmban të cilat i kemi diskutuar dhe do të vijojmë ti diskutojmë. Ndodhemi këtu dhe takimet do të vijojnë dhe nesër e pasnesër por sot nuk kemi asgjë për të thënë"

Më pas u takua edhe me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Glover do të vijojë takimet në Tiranë edhe në dy ditët në vijim, ndërsa në raportin e pas 30 qershorit thuhej se ato u zhvilluan në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik dhe votuesit nuk e patën mundësinë të zgjidhnin mes disa opsioneve politike. Mazhoranca po vijon punën në komisionin e reformës zgjedhore, pa opozitën, kjo e fundit ka nisur punën për të dalë më një draft paralel që do ta bëjë publik në ditët në vijim.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/glover-takon-bashen-pritet-edhe-nje-konference-rekomandimet-e-osbeodihr

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz