Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 6 years ago
TIRANË- Një 50 vjeçar i dënuar për vrasje me dashje ka rënë në prangat e policisë, pasi në lokalin e tij iu sekuestruan mbetje kokaine, si dhe i dyshuar se shfrytëzonte për prostitucion vajzat që punësonte si balerinë.

I arrestuari është Ilir Peraj, pronari i lokalit tallava "Napoli", në autostradën Tiranë-Durrës. Kontrolli në ambientet e lokalit të tij është bërë me vendim gjykate, ndërsa në momentin që Peraj u ndalua nga policia, ishte duke fjetur në automjetin e tij në afërsi të lokalit. Gjatë kontrollit në lokalin e tij, policia sekuestroi një pjatë porcelani me mbetje të lëndës narkotike kokainë, një DVR, si dhe një letër në të cilën shkruhej ?Nuk pranon ti me pi kafe me 50 Euro?.

Category

📺
TV

Recommended