Skenë lufte brenda apartamentit në Kavajë ! Ish-i dashuri vritet pasi gjen 30-vjeçaren me 3 meshkuj

  • 5 years ago
KAVAJË- Një krim pasioni, i ngjashëm me një skenar filmash, është regjistruar në orën 00:44 të kësaj të enjte, ku për pasojë mbeti i vrarë një 41-vjeçar dhe u plagos një tjetër, efektiv sigurie në burgje.

Gjithçka ka ndodhur në apartamentin duplex të 30-vjeçares, të identifikuar si Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve, e martuar që në moshën 14-vjeçare. Gruaja, Marsida Qatja kishte pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, (viktima) lidhje të cilës i kishte dhënë fund dy javë më parë. Në momentin e krimit, Marsida Qatja ndodhej në banesë me tre meshkuj, Bledar Toçin, (efektiv sigurie në burgje, autor i vrasjes) Xhuljo Biturkun fqinjin e saj dhe Ermir Çela, shokë, të cilët sipas burimeve kanë qenë duke konsumuar alkool dhe lëndë narkotike. Kjo është edhe shkaku i të gjithë ngjarjes, prania e tre meshkujve në shtëpinë e ish-të dashurës!