Ora News - Prurja e Rejës tregon prapaskenat: Refuzova Belgjikën se e ndjej veten shqiptar

  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Përkrah Sokol Cikalleshit, në konferencën për shtyp në vigjilje të dy takimeve kualifikuese të Euro 2020 doli edhe lojtari më i ri i kombëtares, Lindon Selahi.

20 vjeçari i cili aktivizohet me Twente në Holandë tregoi emocionet e para me fanellën kuqezi, teksa zbuloi edhe mundësinë për të luajtur me Belgjikën, të cilën e ka refuzuar për shkak se e ndjen veten shqiptar.

?Mendoj se e kam merituar këtë ftesë. Që i vogël ka qenë dëshira ime që të luaj në Kombëtare. Jam më i vogël por shpresoj që të luaj, trajneri vendos në fund dhe mendoj se jam gati. I njoh disa nga futbollistët, pasi kemi luajtur tek U-21.

"Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria. Ka pasur moment që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë.

"Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si ?6? apo ?10?. Për momentin jam në sezonin parë te Tuente por jam mirë. Nuk po shoh lart por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me Kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë në Kupat e Europës,? përfundoi Selahi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbulimi-i-rejes-tregon-prapaskenat-me-ka-kerkuar-belgjika-e-refuzova-se-e-ndjej-veten-shqiptar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz