Ora News - Esmeralda Cami zgjidhjet anëtarja e KLP, pas shkarkimit të Gentian Osmanit

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Asambleja e Prokurorëve ka përzgjedhur ish-drejtuesen e Dibrës Esmeralda Cami Keshi si anëtaren më të re të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Përballë saj kandidoi Prokurori i Krimeve të Rënda Vladimir Mara.

Esmeralda Cami Keshi është zgjedhur anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit.

133 prokurorë nga 253 të pranishëm kanë votuar pro saj në qeverisjen me te larte të akuzës .

Përballe saj kandidoi prokurori Vladimir Mara, i cili mori 109 vota ndërsa 11 u deklaruan të pavlefshme. Mbledhja e prokurorëve u thirr nga drejtuesja e përkohshme Arta Marku, e cila është edhe një nga kandidatët për prokuror të përgjithshëm me mandate 7 vjeçar ku konkurrojnë edhe Prokurorja e Apelit Fatjona Memcaj dhe prokurori i krimeve të rënda Olsian Cela.

"Qëllimi im do jetë të përfaqasoj Prokurorët dhe të ndihmoj ata në ushtrimin e deytrës dhe në kushtet në të cilën po ushtrojnë detyrën prokurorët në gjithë Shqipërinë", u shpreh Esmeralda Cami Keshi.

Së shpejti Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet për të listuar kandidatët për kryeprokuror të cilët do ti kalohen për votim kuvendit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/esmeralda-cami-zgjidhjet-anetarja-e-klp-pas-shkarkimit-te-gentian-osmanit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz