Pamjet nga aksidenti me vdekje ne autostraden Tirane-Durres

  • 5 years ago
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas policisë, shkak për përplasjen e 2 automjete dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.

Si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë pasagjeri i njërit prej automjeteve, 19-vjeçari K. H., ndërsa drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe pasagjeri, respektivisht D.R. dhe F. Xh. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Tvklan.al sjell pamjet nga vendi i ngjarjes. I shtrirë në tokë dhe i mbuluar duket viktima, ndërkohë që aksidenti ka shkaktuar trafik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tvklan.al

Recommended