Faturat e hotelit në Barcelonë dhe 'Silicon Mix'/ Mazniku dhe Peleshi mbi 90 minuta në prokurori

  • 5 years ago
TIRANË- Dy zyrtarët e lartë, Arbër Mazniku, nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe ish- ministri i bujqësisë Niko Peleshi janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës si person që kanë dijeni për rrethanat e hetimit, në lidhje me pagesën e një fature hoteli nga një biznesmen dhe futjen e pesticidit "silicon mix" në territorin shqiptar.

I pari që u paraqit në prokurorinë e Tiranës teksa ora shënoi 11:00 ishte Mazniku, për të cilin prokuroria kryen hetime nëse ka shkelur ligjin teksa biznesmeni Shkëlqim Fusha i ka paguar atij një faturë hoteli në Barcelonë.

Recommended