Zbulohet levizja e qelizave te trurit

  • 5 years ago
Kanë aktivitet individual, por ndërveprojnë edhe në grup

Shkencëtarët kanë hedhur një hap tjetër përpara në studimin e trurit të njeriut. Një studim mes tre universiteteve në Itali, Belgjikë dhe Shtete e Bashkuara ka zbuluar mënyrën e funksionimit të tyre në grup, dhe jo të veçuara.

Qelizat e trurit nuk janë solitare. Madje në shumicën e rasteve ato veprojnë në bashkësi, duke ndare aktivitetin elektrik. Kërkuesit ka vëzhguar sinjale ne dy lloje neuronesh, atyre nxitës, që janë nismëtarët e veprimtarisë së neuroneve të tjera dhe atyre bllokues, të cilët pikërisht bllokojnë aktivitetin e të parëve. Gjatë eksperimenteve janë regjistruar të gjitha aktivitetet elektrike duke përdorur modele matematike. Ka rezultuar se qelizat stimuluese, pra ato nxitëse, kanë tendencë individualiste, ndërsa neuronet bllokues veprojnë në grup.

Zbulimi është kryer nga një bashkëpunim mes tre universiteteve atij të Triestes në Itali, të Anversës në Belgjikë dhe ai amerikan i Pittsburgh.

Është i rëndësishëm pasi shkenca arrin të kuptojë më tepër për veprimtarinë e neuroneve dhe mënyrën e organizmit të informacioneve në tru.

Klan Plus