Kopsht dhe çerdhe per 150 femije ne Kombinat

  • 5 years ago
Veliaj: Rindërtojmë shtëpitë e pabanueshme nga tërmeti

150 fëmijë do të akomodohen në ambientet e reja të kopshtit dhe çerdhes së re të rindërtuar në zonën e Kombinatit. Për kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ky është një lajm i mirë pas tërmetit të 21 Shtatorit.

?Fakti që po e hapim pas një fatkeqësie natyrore, pra fëmijët e filluan javën pas tërmetit me një kopsht të ri, besoj se tranzicionin nga java traumatike e kanë kaluar më të butë se kushdo tjetër, në këtë hapësirë fantastike?,

Kryebashkiaku siguroi të gjithë banorët e prekur nga pasojat e tërmetit se banesat e tyre të dëmtuara do të rindërtohen.

?Pra, për të gjithë donatorët që duan të adoptojnë një shtëpi në Kombinat, të sigurohemi që, siç kemi bërë shtëpinë e përbashkët, ashtu edhe shtëpitë individuale t?i bëjmë në kohë rekord, para Vitit të Ri qoftë për banesat më të dëmtuara, qoftë me disbursimin e parave për banesat më pak të dëmtuara?.

Risia e këtij kopshti është jo vetëm ofrimi i shërbimit psikosocial, por edhe prania e mjekut që monitoron zhvillimin fizik të fëmijëve, e veçanërisht të atyre me nevoja të veçanta.

Tv Klan

Recommended