Rama, Vuçiç e Zaev takohen ne Tetor ne Novi Sad

  • 5 years ago
Diskutime mbi një treg të përbashkët dhe Shengenin Ballkanik

Presidenti serb, Alleksandar Vuçiç, në fjalimin e tij në New York vëmendjen gati në tërësi ia kushtoj bashkëpunimit rajonal. Vuçiç, pavarësisht se nuk i ka shkuar mirë me shumicën e fqinjëve, u shfaq duke folur për Ballkanin si një tërësi, ku bashkëpunimi është i domosdoshëm. Vuçiç, në një pjesë që tingëllonte si mesazh paqeje, rreshtoi investimet e infrastrukturës, të cilat sipas tij, tregojnë angazhimin e Serbisë për fqinjësi të mirë.

?Kam patur një takim të madh dhe të rëndësishëm me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë. Jemi pajtuar që të punojmë për vetën tonë dhe rajonin tonë, për një treg të përbashkët. Ndoshta është diçka revolucionare, por popujt e Ballkanit nuk mund t?i shërbejnë vetëm të tjerëve pasi mund të bëjnë gjëra të mrekullueshme për vetën e tyre?.

Ideja për mini Schngenin Ballkanik pritet të diskutohet me 9 dhe 10 Tetor në qytetin e Novi Sadit në mes të Kryeministrit Rama, Zaev dhe Presidentit Vuçiç. Kjo është pritur me entuziazëm në Serbi.

Analisti Dushan Janjiç, nuk është shumë optimist. Thotë se tregu ballkanik është i rëndësishëm, por kështu vështirë pasi para këtyre duhen marrëdhënie të mira mes shtetesh.

?E shoh si motiv politik të liderëve, por se si është shihet që disa duan dhe disa nuk duan të jenë pjesë. Këto shtete nuk janë në gjendje të mbajnë marrëdhëniet bilaterale në nivel të lartë?.

I entuziazmuar duket Marko Cadez, kreu i Dhomës së Tregtisë së Serbisë, një institucion i rëndësishëm. Thotë se ideja ka ekzistuar, por për biznesin është me rëndësi që shkëmbimet tregtare të jenë për të gjithë.

?Kjo do të thotë që do të rrisim tregun dhe më nuk do të ketë barriera në mesin tonë në qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Kurse në një aspekt që nuk ka lidhje me ekonominë, është që ndihmon për një marrëveshje të re në mes të serbëve dhe shqiptarëve?.

Në Serbi, kjo ide shihet edhe si një mesazh për të ndryshuar imazhin e Ballkanit të trazuar. Por, që kur është shfaqur një ide e ngjashme në një samit në Trieste, ka patur hezitime.

Tv Klan

Recommended