Report TV - Përmbyten tre shkolla në Tiranë, Report TV sjell pamjet nga Sabaudin Gabrani

  • 5 years ago
Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa mësimi është pezulluar.

"Për shkak të reshjeve të mbrëmshme, ishte mbledhur ujë në oborret e shkollës 9-vjeçare ?Sabaudin Gabrani?, shkollës 9-vjeçare ?Yzberisht? dhe shkollës 9-vjeçare Lalm, në Tiranë.

Si pasojë, sot në këto shkolla nuk bëhet mësim. Ekipet e Bashkisë dhe Ministrisë janë duke punuar në terren. Dita e mësimit sot do të zëvendësohet në një ditë tjetër ndërsa po përpiqemi që këto shkolla të hapen nesër" shkruan ministrja Besa Shahini.

Mes tre shkollave që u përmbytën ishte edhe ajo ?Sabaudin Gabrani?. Report Tv ishte në ambientet e shkollës, ku uji nuk arriti që të futet brenda, por oborri u përmbyt. Drejtoresha e shkollës "Sabaudin Gabrani" u shpreh se mësimin e pezulloi për të parandaluar ndonjë epidemi apo lagien e fëmijëve.

Gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku raporton se uji është tërhequr tërësisht dhe tani ujësjellës kanalizimi ka sjellë autobote për ta pastruar oborrin, ndërsa do të bëhet dhe dezinfektimi.

Recommended