RTV Ora - Ndërkombëtarët ngrenë dyshime për dënimin e Tahirit

  • 5 years ago
#rtvora

Ambasada amerikane në Tiranë e ka cilësuar procesin ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri si fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë, por shprehet e pakënaqur me masën e dënimit. Ndërkaq ambasada britanike ngre dyshime ndaj gjyqësorit për mungesën e dënimit për akuzat më të rënda. Ndërsa BE pret të shohë vendimin e zbardhur për të dhënë një qëndrim.

Ndërkombëtarët ngrenë dyshime mbi gjyqësorin pas vendimit të së enjtes për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shohin vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda si fillimin e ndëshkimit të zyrtarëve me lidhje politike në Shqipëri, por gjithashtu Ambasada shprehet e pakënaqur për dënimin e dhënë, duke lënë të kuptohet se Saimir Tahiri meritonte më shumë vite burg.

"Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse."

Të njëjtin qëndrim për dënimin ka mbajtur edhe ambasadori britanik, Duncan Norman.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nderkombetaret-ngrene-dyshime-denimin-e-tahirit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended