Jepet sot vendimi per Saimir Tahirin

  • 5 years ago
Saimir Tahiri do të njihet pas pak minuash me vendimin që Gjykata e Krimeve të Rënda do të marrë ndaj tij.

Ai po e pret në lokalin pranë Gjykatës vendimin që pritet të publikohet rreth orës 16:00.

Përpara se të ngjiste shkallët, ai u takua me një grup simpatizantësh të grumbulluar përpara Gjykatës.

Në seancën e fundit të zhvilluar me dyer të mbyllura këtë paradite, e cila zgjati 2 orë e 30 minuta, ish ? ministri i Brendshëm tha se prokurorët nuk kanë prova që implikojnë atë në akuzat për trafik droge, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe veprime të kryera në kuadër të këtij grupi.

Tahiri tha se e vetmja provë në duart e prokurorëve është shitja e makinës tip Audi njërit prej vëllezërve Habilaj, i cili nuk rezulton të jetë i përfshirë në ndonjë aktivitet kriminal. Ish ?ministri kundërshtoi një bisedë të përgjuar nga Prokuroria mes vëllezërve Florjan dhe Moisi Habilaj, në të cilën ata shprehen se nuk mund të takojnë ?të madhin?, pasi është në drekë me shefin e madh.

Ky episode, sipas Prokurorisë, ka ndodhur në 23 Nëntor të 2014-tës dhe të pandehurit i referohen Saimir Tahirit.

Por ish-ministri publikoi faqen e parë të një gazete që mbante datën 23 Nëntor 2014-ës, ku ai shfaqej në foto me Edi Ramën pas një takimi të qeverisë në një restorant në Tiranë dhe u kërkoi prokurorëve të shpreheshin se kush ishte, sipas tyre, shefi i madh.

Gjatë seancës Tahiri deklaroi se ka besim te drejtësia, por nëse Prokuroria do sillte një provë të vetme ku e implikonte atë, ishte i gatshëm të hynte vetë në burg.

Referuar faktit që Habilajt janë kushërinj të largët të tij, ish-ministri u shpreh se të gjithë kanë ndonjë kriminel në fis, madje kanë edhe vëllezër të dënuar për trafik droge, e nuk po japin llogari siç po jep ai.

Edhe avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia tha se Prokuroria nuk ka asnjë provë që të implikojë klientin e tij.

?Nuk ka asnjë provë që implikon Tahirin. Në këtë mes luhet jeta e tij, gjyqtari është mbret. Jam i bindur që Saimir Tahiri për këtë akuza është i pafajshëm?.

Prokuroria akuzon ish-minitsrin Tahiri sa ka bashkëpunuar me grupin e Habiljave për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal duke kërkuar dënimin me 12 vite burg. Nëse gjykata pranon kërkesën e Prokurorisë, Tahiri do të vuajë dënimin me 8 vite burg për shkak se do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar.

Edhe i pandehuri tjetër që po gjykohet në këtë proces në mungesë, ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, përmes avokatëve të tij mbrojtës kërkoi pafajsinë. Mbrojtja e tij deklaroi gjithashtu se prokuroria nuk ka asnjë provë kundër klientit të tyre.

Tv Klan