Dosja e Plotë/ Ja si institucioni Autoriteti i Dosjeve falsifikoi vendimin për prokurorin Sheshi

  • 5 years ago
TIRANË- Skandali që përfshiu kupolën e Prokurorisë Shqiptare, se njëri nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe më konkretisht Bujar Sheshi kishte qënë bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit, ka rezultuar të jetë i pavërtetë. Në këtë përfundim ka arritur pas 5 muaj hetime prokurori i çështjes Ervin Karanxha, i cili ka administruar dosjen me të dhëna konfidenciale nga Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autoriteti ka dalë me dy vendime të ndryshme, çka ka sjellë dyshime të forta për falsifikimin e dokumentave zyrtare, me qëllim denigrimin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bujar Sheshi.

Recommended