RTV Ora - Tirana siguron shkollat, merren masa për kontrollin e qarkullimit

  • 5 years ago
#rtvora

Viti i ri shkollor e gjen kryeqytetin me masa të shumta të sigurisë në rrugë edhe në ambientet e brendshme të shkollave fillore e të mesme.

Në një dalje për mediat, drejtori i përgjithshëm i Policisë Bashkiake Ermal Kapllani bëri të ditur se gjithçka është në kontroll duke siguruar nxënës, prindër e qytetare se ditën e hënë, e cila përkon edhe me ditën e parë të shkollës, çdo pikë do të jetë e mirëmenaxhuar.

Ermal Kapllani: "Shërbimet tona janë instaluar në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit dhe po marrim masa kryesisht ndaj mjeteve që shkelin sinjalistikën rrugore të vendosur me urdhër të kryetarit të bashkisë."

Kapllani bëri thirrje për të gjithë qytetarët që të minimizojnë lëvizjet me automjetet dhe të përpiqen të gjejnë mjete alternative për të lehtësuar qarkullimin.

Ermal Kapllani: "Të shmangin sa më shumë që të jetë e mundur orarin e kufizimit të lëvizjes së mjeteve, nga ora 07:00 deri në orën 09:00. Qëllimi është që duke shmangur trafikun nxënësit e shkollave të arrijnë orën e parë të mësimit."
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tirana-siguron-shkollat-merren-masa-kontrollin-e-qarkullimit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended