Meta: U bazova tek Gjykata e Strasburgut, jo më kot presidenti e ka mandatin 5-vjeçar

  • 5 years ago
Kreu i shtetit Ilir Meta, tha se veç Kushtetutës së Shqipërisë, është bazuar edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe në marrëveshjen e stabilizimin asocimit për vendimet e tij për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit. Para komisionit hetimor për dekretet e tij, Presidenti tha se detyra e tij është të garantojë detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë. Duke thënë se në themel të kushtetutës është pluralizmi politik ai tha se qytetarëve u duhej bërë e qartë dallimi mes votimeve dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

"Presidenti e ka për detyrë më shumë sesa vetë qeveria që të garantojë detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, për këtë arsye mandati i presidentit është 5-vjeçar ndërsa i qeverise 4-vjeçar, që të garantojë vazhdimësinë e detyrimeve ndërkombëtare. Përpara këtij parimi kushtetues çdo lloj afati është tërësisht sekondar, ndërsa parësore është mbrojtja e të drejtës për zgjedhjeve. Askush më shumë se gjykata evropiane e të drejtave të njeriut, nuk mund ta sqarojë më qartë këtë të drejtë të zgjedhjes", tha Meta.