Report TV -Vlorë/ Zjarr në një parcelë ullinjsh, dyshohet se është vënë qëllimisht

  • 5 years ago
VLORË- Nje vater zjarri ka rene rreth ores 12.00 ne Rradhimë të Vlorës. Zjarri ka ndodhur rreth ores 12:05 min dhe është lajmëruar zjarrëfikësja, e cila ka ndërhyrë për të shuar flaket.

Vatra e zjarrit ka qene tepër e madhe pasi rrezikoheshin disa shtëpi të zonës. Nga përhapja e zjarrit është lajmëruar edhe zjarrfikësja e Vlorës.Te dyja forcat zjarrefikëse ajo e Vlorës edhe e Orikimit kane mundur ti shuajnë flakët rretth orës 12:40. Sipas gazetarit të Report Tv, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme.

Falë ndërhyrjes në kohë janë eleminuar dëme të mëdha që mund t'i shkaktoheshin banesave të zonës

Recommended