Report TV - Rregullat e reja/ Ndihma sociale, ja kushtet dhe dokumentet për ta përfituar

  • 5 years ago
Është miratuar Vendimi i Këshillit të ministrave për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit të nevojshëm për përfitimin e ndihmës ekonomike. Nga ky vendim përfitojne pesë kategori, familjet në nevojë, jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore, prindërit me më shumë se dy fëmijë të lindur njëherësh në familjet në nevojë, viktimat e trafikimit dhe viktimat e dhunës në familjë.

Familjet që aplikojnë për të përfituar ndihmë ekonomike duhet të paraqesin disa dokumenta pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe të shërbimeve shoqërore në bashkinë/njësinë administrative, ku kanë vendbanimin.Ndër dokumentet kryesore, janë karta e identitetit, certifikata e pronësisë, ndërsa për familjet në nevojë që kanë fëmijët në shkollë duhet të paraqesin dhe vertetimin e shkollës. Familjet në nevojë që kanë në përbërje të tyre dhe persona me aftësi të kufizuar duhet të paraqesin vërtetimin e komisionit mjekësor.

Ndërkohë jetimët të cilët nuk janë në institucione të përkujdesjes shoqërore ndër dokumentet që ju nevojiten janë kopja e kartës së identitetit dhe kopja e noterizuar për statusin e jetimit. Për jetimët që janë në shkollë duhet dhe vërtetimi për ndjekjen e shkollës.

Për personat që përfitojnë ndihmë ekonomike ekziston dhe mundësia që të përjashtohen nga përfitimi i ndihmës ekonomike, për një periudhë gjashtëmujore nëse nuk terheqin ndihmen ekonomike brenda afateve të caktuara, refuzojnë verifikimin e situatës social-ekonomike në familje, fshehin informacionin apo kryejnë deklarime të rreme apo që kryejnë ndarje të qëllimshme të antarëve të familjes që jetojnë në të njëtën strehë.

Do të përjashtohen për një periudhë një vjeçare personat që në përbërje të tyre kanë një përson që është në moshë për të punuar dhe refuzon ofertat e përshtatshme të ofruara nga zyra e punës, një person që ka kryer më shumë se një deklarim të rremë, apo ato famije që rezultojnë me kushte të mira social-ekonomike.

Recommended