Report TV - Thyejnë memorialin turk te Kodrat e Liqenit, copën e mermerit e fusin në qese

  • 5 years ago
TIRANE-Thyhet memoriali turk që është vendosur te Kodrat e Liqenit në kryeqytetin shqiptar. Shqiptarja.com dhe Report Tv sjellin pamjet e memorialit që është dëmtuar në orët e para të ditës së sotme.

Memoriali është thyer në pjesën e majtë me sende të forta, ndërsa në pamjet e publikuara duket një qese e zezë në të cilën autori ka futur copën e mermerit që shkatërroi. Sipas policisë që rrethoi zonën dhe mbuloi memorialin bëhet fjalë për një person që ka vepruar i vetëm.

Recommended