Aksidentet përgjakin rrugët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Tre aksidente me një viktime dhe disa të plagosur janë shënuar këtë të shtune. Aksidenti më i rëndë u regjistrua në Fier ku një 24 vjeçar që lëvizte me një motor pranë fshatit Kafaraj në aksin Levan-Tepelenë humbi jetën. I riu u përplas nga një automjet mercedes benz qe po udhëtonte me shpejtësi. 24 vjeçari nuk mundi t?u mbijetonte plagëve te marra edhe pse u dërgua me urgjencë në spital. Drejtuesi i mjetit i cili shkaktoi aksidentin e rëndë u largua nga vendngjarja. Megjithatë policia e Fierit arrestoi pak orë më pas 68 vjeçarin, banues në fshatin Peshtan. Rreth orës 15:45, në aksin rrugor Thumanë - Lezhë në vendin e quajtur ? Mbikalimi i Mamurrasit?, dy persona mbetën të plagosur pasi makina me të cilën udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra jashtë saj. Të plagosurit u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në aksin rrugor Laç - Lezhë në vendin e quajtur ? Fushë Milot?. Burrë e grua po udhëtonin nga Lezha ne drejtim te Tiranës kur makina e tyre u përplas me bordurën. Dyshohet se drejtuesin e mjetit e zuri gjumi per shkak te lodhjes. Bashkëshortet u plagosen dhe u dërguan ne gjendje te rende ne spitalin e traumës ne Tirane.

Recommended