RTV Ora - Spahia përsërit: Ndalimi i Bushatit me urdhër politik të Ramës

  • 5 years ago
#rtvora

Është liruar nga burgu kreu i FRPD-së, Arvit Bushati pasi dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike protestuan para komisariatit të policisë së Shkodrës kundër ndalimit të tij.

Ish-deputeti, Bardh Spahia, përsëriti qëndrimin se ndalimi i Bushatit është bërë me urdhër politik të kryeministrit Rama për të intimiduar demokratët e Shkodrës.

Shoqërimi i Bushatit në komisariat u bë pas përfundimit të protestës kundër konstituimit të këshillit të ri bashkiak Shkodër, që u shoqërua dhe me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Burimet e policisë thanë se shoqërimi i përfaqësuesit demokrat është bërë për kundërshtimin dhe goditjen e policisë gjatë përpjekjes së qytetarëve për të çarë kordonin e forcave të rendit, të cilat ishin vendosur te Buiblioteka e Universitetit "Luigj Gurakuqi" gjatë konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak.

Ish-deputeti demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në momentin që policia mori në makinë Bushatin reagoi ashpër për mediat, duke deklaruar se shoqërimi është bërë me urdhër politik. Sipas tij vendi është në prag të diktaturës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/proteste-para-komisariatit-te-shkodres-kerkohet-lirimi-i-bushatit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended