Pronari në burg/ Mbyllet restoranti në Porto Palermo! Vijnë dëshmitë e para për Report TV

  • 5 years ago
HIMARE - Restorant "Panorma" në pronësi të Mihal Kokëdhimës që sulmoi një grup turistësh spanjollë, tashmë është mbyllur. I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, restoranti tashmë është vizituar jo nga turistët, por nga policia!

Korrespondenti i Report Tv, Limos Didani, ka qenë sot pranë restorantit i cili shërben edhe si hotel, ku thotë se biznesit i është vënë një karton me shkrim dore me shënimin: MBYLLUR, ndërkohë që i pranishëm atje është vetëm një efektiv i forcave të rendit.

Recommended