RTV Ora - Vettingu i policisë "ngel" për vjeshtë

  • 5 years ago
#rtvora

Lajmi i shtyrjes së vettingut është dhënë nga nr dy i ministrisë së Brendshme Rovena Voda.

Zyrtarisht nuk behet e ditur, por RTV Ora mëson se procesi i vettingut aktualisht ka ngecur në fazën e shqyrtimit të dosjeve, pasi duhet dhe pak kohë që ky proces të finalizohet.

Sipas burimeve mësohet se dosjet janë pothuajse gati ndërsa pritet që subjektet të njihen me to dhe më pas të nisin seancat e para dëgjimore. Ndërkohë ekspertë të fushës së rendit, njëkohësisht ish-drejtues strukturës së policisë janë skeptik për këtë proces.

Hajdarmataj: Vetingu në polici është politik, mediatik dhe nuk është praktik. Nuk mund të zhvillohet për një arsye, sepse në fund të fundit pse nuk po e bën në tatime, policinë bashkiake, ose vetë politika. Është e pamundur të bësh veting në polici, sepse trupa e policisë është 10500-11000 persona.

Në mesin e muajit korrik punonjësit e policisë morën në dorë formularin që duhet të plotësojnë , ku synohet që efektivët të deklarojnë detaje nga stili i tyre i jetesës, banesa e tyre apo dhe deri tek nga pajisjet dhe orenditë.

Gjatë fazës së parë të vettingut do të kalojnë 245 drejtues me grada të larta në radhët e bluve, fazë që pritet të zgjasë rreth 1 vit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vettingu-i-policise-ngel-vjeshte

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended