Stane me panele diellore në Shëngjergj, Çuçi: Vitin tjetër subvencion për zgjerimin e tufave

  • 5 years ago
Për të mbështetur blegtorinë do të ketë një paketë të veçantë vitin e ardhshëm. Kështu është shprehur ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi gjatë një vizite në disa stane të fshatit Linoz në Njësinë Administrative Shëngjergj, Tiranë. Çuçi shoqërohej në këtë takim nga zv.ministri Dhimo Kote. ?Nëse me qumështin mund të vazhdojmë subvencionimin për t?iu ardhur juve në ndihmë për mbijetesë në këtë rast, për pjesën e mishit është një mundësi shumë e mirë që krijon vlerë. Blegtoria duhet të jetë një sektor po aq i zhvilluar sa bujqësia. Kemi një moment të mirë në bujqësi falë edhe strategjisë e vizionit që kishim ne duke forcuar pikat e grumbullimit, duke subvencionuar serrat. Këtë gjë do të bëjmë edhe me blegtorinë, por duke u fokusuar më shumë tek zgjerimi i tufave. Ne do të mbështesim rritjen e tufës për mbarështim për mish?, tha ministri Çuçi. Sipas tij Shqipëria e ka të vështirë të krijojë avantazhe konkurruese me qumështin në rajon, prandaj duhet të fokusohemi më shumë tek zgjerimi i tufave për mish.

Recommended