RTV Ora - Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

  • 5 years ago
#rtvora

Presim Shtatorin dhe Tetorin që do vijë? Kështu pëshpëritet vesh më vesh, në bregdet apo në gryka mali e shtrate lumenjsh? Do ndodhë diçka e do të plasë shumëçka?

Por, për vitet që kam dhe për kqyrjet e gjata që me dëshirë apo me pahir kam bërë, shumë pak gjëra vërtetësisht thelbësore do të ndodhin ndryshe, nga ato çfarë kemi parë. Vetëm se ?Urrejtja? e panginjur mes nesh, do të marrë forma të reja dhe etja për para, për shumë para, do të gjarpërojë në përplasjen politike me një vrull dhe me një afsh të ri.

Pakica, qoftë kjo elitare, qëndrestare apo vulgare, do të shkelet dhe do të mënjanohet, sepse ?Protokolli i mbrojtjes së Pakicës?, në një vend si Shqipëria, ka mbi 100 vjet që nuk ka hapësirë jetike, nuk ka të drejtë qytetarie, e nuk ka përfillje.

Një vend që ska bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një grryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërmuar më të dobtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë.

Kemi qenë dhe mbetemi një vend bejlerësh dhe Shqipëria ka qenë dhe mbeti një çiflig për tu rrjepur dhe zhvatur pa dhimbje dhe deri në pikën e fundit të palcës së qënies së saj të brishtë.
Presim Shtatorin dhe Tetorin që do të vijë?

Pak gjëra ndryshe do të sjellë Vjeshta, kryeministri do ta çojë me sa duket, deri në fund sfidën e tij. Sepse ai nuk jeton dot ndryshe, nuk jeton dot pa adrenalinën që bart sfida, pavarsisht Kahjes. Nuk jeton dot pa rreshtuar ushtarakisht puthadorët e tij të mirëushqyer, për të hovur sërish mbi kundërshtarët. Kundërshtarët do tendosen, do të bëhen gardh e do shtrëngojnë rradhët dhe do të mundohen ti bëjnë pritë hovit sulmues, me aq sa munden dhe me gjithshka munden.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/urrejtje-dhe-plackitje-apo-perndryshe-historia-jone

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended