Report TV - Rritet vlera e shtëpive në Kashar/ Veliaj: Na dhatë votë masive më 30 qershor

  • 5 years ago
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetja e PS, Blerina Gjylameti, inspektuan përfundimin e punimeve në bllokun e banimit në Rrugën ?Sokrat Miho? në Kashar dhe vunë në dukje se kjo zonë, deri dje, ishte një baltovinë e paurbanizuar, kurse ka pësuar një ndryshim të jashtëzakonshëm.

?Nuk ka gëzim më të madh se sa të marrësh uratën dhe falenderimet e banorëve, kur shikon se atyre u është rritur vlera e shtëpisë, po u shiten dyqanet, po u ecën biznesi. Duke parë fotot se si vetëm për pak ditë kjo zonë, nga një baltovinë e paimagjinueshme, është transformuar kaq shumë, besoj se ka një përgjigje: Ajo është vota!?, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se besimi i dhënë nga qytetarët, përmes mbështetjes masive me votë në 30 qershor, është përkthyer menjëherë në më shumë investime. Kryebashkiaku siguroi se ndryshimi do të prekë çdo lagje, njësoj si në këtë bllok banimi.

?Në 30 qershor Kashari na dha një votë masive për t?u urbanizuar si qendra e Tiranës dhe bashkë me Blerinën nuk pritëm katër vjet, as katër javë, që t?ia kthenim menjëherë përgjigjen Kasharit. Siç bëmë në këtë bllok, do bëjmë në çdo bllok?, tha Veliaj.

Recommended