Negociatat/ Ambasadorja franceze zbulon bisedën e Ramës me Macron: U fol për diçka pozitive

  • 5 years ago
KORÇË- Ambasadorja franceze në Shqipëri Christine Vasac ka folur nga Korça lidhur me krizën politike në vend. Ajo tha se zgjidhja nuk mund të vijë nga diplomatët e huaj duke shtuar se në vend ka njerëz të arsyeshëm që janë duke menduar për zgjidhje. Vasac foli edhe për bisedën telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Macron lidhur me hapjen e negociatave, duke thënë se u fol për diçka pozitive duke mos dashur të zbulojë më shumë.

Ambasadorja franceze foli edhe procesin e hapjes së negociatave duke thënë se Shqipëria ashtu si çdo vend në rajon ka vendin e saj në Bashkimin Europian.

"Për politikën shqiptare asnjëherë nuk themi asnjëherë, nuk mund ta fsheh të gjithë e dimë që situata është e tillë jemi në një krizë politike, nuk kam asnjë dyshim që në të gjitha anët dhe nivelet ka njerëz te arsyeshëm që janë duke kërkuar një zgjidhje.

Ju e dini mirë që nuk është një diplomat i huaj që t'i japë një zgjidhje kësaj situate,por njerëzit e këtij vendi meritojnë një zgjidhje të arsyeshme.

Edhe njëherë nuk më takon mua të prononcohem me këtë temë, ashtu sic mund ta dini para 3 ditësh ka pasur një telefonatë midis presidentit Macron me zotin Rama, kjo është diçka e mirë, pozitive, unë nuk mund të them diçka me detaje sepse nuk isha gjatë kësaj bisede por e vlerësoj. Ju duhet ta dini dhe vetë populli shqiptar duhet të jetë i qartë nëse është gati për Bashkim Europian.

Recommended