Më mirë i vdekur sesa të shoh Çamërinë të robëruar', flet bashkëpunëtori i afërt i Festim Latos

  • 5 years ago
Kryeministri i vetëshpallur i Çamërisë, Ali Aliu, është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Festim Latos, vrarë në Holandë. Ai thotë për Report Tv, se presidenti i vetëshpallur i Republikës çame, ishte një njeri që e dinte se një ditë ndoshta do të vritej për kauzën që mbronte. Edhe Ali Aliu ka dalë të presë në aeroportin e Rinasit trupin e pajetë të Latos, i cili do të prehet në qytetin e Vlorës. Ali Aliu thotë se Festim Lato është vrarë për qëllime të çështjes çame.

"Unë të ndjerin Festim Lato e njoh mbi 4 vite punojmë bukur, afër njëri me tjetrin, kemi pasur çdo herë raporte të mira. Dhe çështja çame ka shkuar deri në Parlamentin Evropian, dhe në Senatin Amerikan, edhe në Izrael, në çdo vend ku kërkohet drejtësia. Kur kam marrë lajmin që Festimi është ekzekutuar në mënyrë mizore...dihet motivi, por besojmë edhe në institucionet e shtetit holandez që do e zbardhë çështjen. "Ne kemi marrë një kauzë që ndoshta është më e vështira për çështjen kombëtare, edhe unë nëse do të flijohem", - thoshte - "më mirë i vdekur sesa të shoh Çamërinë të robëruar". Unë e kam mbështetur dhe mendimin e kam se ai sot nuk ka vdekur por është rreshtuar në figurat e trimave të lirisë që na dhanë lirinë. Ai sot nuk është i vdekur, ai është i rilindur. Punoj mbi 4 vite resht me të dhe e kam dit shumë mirë se çfarë njeriu është dhe çfarë qëllimesh ka. Unë ndihem i lumtur që kam punuar me të", tha Ali Aliu për gazetaren Xhensila Kodra.

Recommended