Report TV -Edicioni i II i 'Mik Festival' nis për dy piktoret e para shqiptare

  • 5 years ago
KORÇË-"Mik Festival" është rikthyer në Krocë mbrëmjen e së mërkurës. Ideuar nga sopranoja Inva Mula ky festival për 5 netë radhazi do të sjellë në Korçë vlerat më të mira muzikore shqiptare e botërore.

Nata e parë ishte dedikim kushtuar motrave Zengo, piktoreve të para femra shqiptare. Pas përfundimit të natës së parë Inva Mula u shpreh se kjo ishte një natë historike për artin shqiptar.

"Mendoj se më bukur se kështu nuk mund të fillonte asnjë festival tjetër. Nesër ju ftoj në një natë të paharruar që do të jetë kushtuar spanjës. Kemi koncert këtu në teatër me një trio të shkëlqyer të muzikës spanjolle dhe flamengon në skenën e madhe të pazarit të vjetër. Më pas do të vazhdojmë me natën vjeneze. Pastaj në ditët e shtunë kemi 15 këngëtarë të rinj që do më shoqërojnë në një natë të mbushur plot me emocione me orkestrën e akademisë së arteve ?Ibahim madhi?, me Suzana Turkun, me Genc turkiçin, me Dëshira Ahmetin, me Igli Tugën. Ka plot artistë të shkëlqyer të cilat do ndajnë me njëri tjetrin dhe do ta mbyllim me natën e serenatave ditën e dielë", u shpreh Inva Mula.

Dy personalitet e shquara të artit korçar Jani dhe Vangjush Papadhimtri interpretimin në këtë natë e cilësuan edhe si detyrim në nder të nënës dhe tezes së tyre.

"Ndjehem si në ëndërr akoma sepse e kishin ëndërruar një diçka të tillë. Bashkia e Korçës i ka nderuar me titullin ?Qytetar Nderi?, të dyja motrat, Andronikin dhe Sofia Zengon. Një mbrëmje për ato dy gra që vunë themelet e pikturës, pra gratë e para piktore, të cilat janë korçare", u shpreh Papadhimitri.

"Kanë vërtetë vlerë të madhe dhe sa më të shpeshta të jenë do të jetë me bukur dotë jetë gjithmonë e në vazhdimësi. Luajtëm pjesë të ndryshme, nga Tango, Jazz, muzikë shqiptare dhe të gjitha rrymat shqiptare", tha Viola Papadhimitri.

Mbështetja për këtë aktivitet është dhënë nga Banka Credins. Mik Festival do të vazhdojë përgjatë këtyre netëve duke sjellë dimensione të reja ku shpirti i muzikës do të shpaloset me traditat vendase të kulinarisë.

Recommended