RTV Ora - Në Universitetin e Elbasanit kërkohen favore seksuale në këmbim të notës

  • 5 years ago
#rtvora
Një në katër studentë ka qenë subjekt i kërkimit të favoreve seksuale nga pedagogët në këmbim të notës.

Sipas një anketimi të realizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit më i përhapur fenomeni është në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani?në Elbasan.

Rovena Vuksani: Në universitetin e Elbasanit janë pranuar dhe etiketuar raste konkrete të kërkimit të favoreve seksuale nga pedagogë, por nuk bëjnë një diferencim femra apo meshkuj.

Por jo vetëm favore seksuale, një tjetër formë korrupsioni është edhe mitmarrja.

Rovena Vuksani: Lidhur me mitmarrjen pranohet se paratë kërkohen si nga pedagogët dhe stafi administrativ i Universiteteve siç janë sekretarit që kërkojnë para në këmbim të ofrimit të listave të notave apo dokumenteve që çdo student ka të drejtë ti marri nga Universiteti ku studion.

Problematik, sipas juristes së Komitetit Shqiptar të Helsinkit Rovena Vuksani, mbetet edhe imponimi i teksteve me autorë pedagogët.

Rovena Vuksani: Nga ana tjetër studentët kanë parashtruar problematika lidhur me mënyrën apo procedurën sesi jepen bursat, praktikat profesionale. Shumica prej tyre sidomos për bursat jashtë Shqipërisë pretendojnë se ka ndërhyrje të ndryshme si nga stafi pedagogjik ashtu edhe nga stafi i administratës së universiteteve.

Anketimi i nisur në muajin tetor të vitit të shkuar është shtrirë në katër universitete në atë të Shkodrës, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës. Pjesë e anketimit janë bërë rreth 1800 studentë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ne-universitetitn-e-elbasanit-kerkohen-favore-seksuale-ne-kembim-te-notes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended