Report TV -Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija 'Butrinti' kthehet në atdhe

  • 5 years ago
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është kthyer në atdhe ekuipazhi dhe anija 'Butrinti'. Kjo anije ka qenë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje dhe pas patrullimit dhe përfundimit të misionit është kthyer së bashku me ekuipazhin.

Xhaçka ka postuar edhe një video ku anija 'Butrinti' shfaqet në brigjet e detit dhe njofton se tashmë ajo është zëvendësuar nga anija ?Oriku?.

?Anija ?Butrinti? dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija ?Oriku??, shkruan Xhaçka.

Recommended