RTV Ora – Favorizuan hotelin në Velipojë, lirohen dy inspektorët e bashkisë Shkodër

  • 5 years ago
#rtvora
Gjykata e Shkodrës i la të lirë me garanci pasurore dy inspektorët e bashkisë Bledar Plori dhe Isa Mandija, të arrestuar në kuadër të operacionit ?Akomoduesi? i zhvilluar në plazhin e Velipojës.

Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura dhe kryesohej nga gjyqtari Hasan Selimi, ndërsa dy të akuzuarit u mbrojtën nga avokati Lulzim Karini.

Që në nisje mësohet se ata nuk i kanë pranuar akuzat duke deklaruar përpara gjykatës së në momentin e inspektimit ku janë mbajtur të dhënat, hoteli ka patur aq shtretër, por se çfarë ka ndodhur pas largimit të tyre, ata nuk kanë dijeni dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Edhe pala mbrojtëse ka kundërshtuar qëndrimin e parashtruar nga organi i akuzës, duke e quajtur ndalimin e tyre të paligjshëm dhe për pasojë ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të dy klientëve të tij. Por për prokurorinë dy inspektorët duhet të qëndrojnë në qeli, me akuzën shpërdorimit të detyres, pasi ata kanë favorizuar biznesin në fjalë.

Në përfundim pas shqyrtimit të provave dhe vlerësimit të fakteve të paraqitura, gjykata vendosi ti lërë të lirë Plorin dhe Mandinë pas vendosjes së garancisë pasurore.

Ende në kërkim vijon të jetë 32 vjeçari Denis Hoxha, ndërsa në gjendje të lirë është i proçeduar pronari i hotelit, P.A 36 vjeç.

Ishte ministri Blendi Klosi që në mbledhjen e task forcës në Velipojë paraqiti shifrat e informalitetit që sipas tij ishin dëshmi e dështimit të strukturave shtetërore në luftën kundër informalitetit. Edhe kryeministri Rama paralajmëroi ndëshkime gjatë prezantimit të drejtoreshës së re të tatimeve, pasi e quajti situatën skandaloze.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/favorizuan-hotelin-ne-velipoje-lirohen-dy-inspektoret-e-bashkise-shkoder
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended