I dha fund jetës pasi grabiti e vrau kunatin emigrant - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Sefedin Zanellari, 71 vjeç, i cili mbrëmjen e së hënës vrau kunatin e tij Gramoz Nakon është vetëvrarë mëngjesin e kësaj të marteje në banesën e tij.Sapo i moshuari ka parë në oborrin e banesës së tij uniformat blu, ka qëlluar veten me një plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.Burimet thanë se Gramoz Nako dhe Sefedin Zanellari kanë gjetur vdekjen nga e njëjta armë zjarri tip pistoletë.Kjo ka shtuar dyshimet e grupit të hetimit se autori i i vrasjes së 57 vjeçarit, emigrant në SHBA, të jetë kunati i tij, Sefedin Zanellari.Të njëjtat burime pohuan se ditën e ngjarjes 57 vjeçari është parë në një pikë këmbimi valutor ku ka konvertuar një sasi prej 15 mijë dollarësh në monedhën Euro.Shumë e cila nuk është gjetur në banesën e 57 vjeçarit pas ngjarjes. Një gjë e tillë edhe për policinë ka shtuar dyshimet se vrasja ka ardhur për shkak të grabitjes.Gramoz Nako u gjet mbrëmjen e së hënës i vrarë në banesë nga bashkëshortja e tij. Çifti kishte dy ditë që ishte kthyer nga pushimet në Turqi.

Recommended