Kadilli: Protesta e sotme, provë që kriza nuk është zgjidhur

  • 5 years ago
#rtvora

Anëtari i kryesisë së PD tha se protesta e sotme e opozitës është një provë që kriza në vend nuk është zgjidhur. I ftuar në studion e lajmeve të RTV Ora, disa orë para protestës, ai tha se 30 qershori nuk e zgjidhi krizën në vend, por e thelloi edhe më shumë.

Fatbardh Kadilli: Kriza politike në Shqipëri me procesin e 30 qershorit nuk u zgjidh, as nuk u zbut, thjesht u thellua më tepër. Pas 30 qershorit, opozita është tërësisht jashtë të gjitha institucioneve të këtij sistemi politik. Pas 30 qershorit, edhe një pjesë tjetër e shoqërisë që nuk përfaqësohet thjesht nga opozita politike është jashtë sistemit politik. Pas 30 qershorit kemi dhe një provë të re të një krimi elektoral, kemi një provë të re të dhunimit që i ndodh nga administrata shtetërore nëpunësve që detyrohen të shkojnë të marrin pjesë në proceset farse si ai i 30 qershorit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kadilli-protesta-e-sotme-prove-qe-kriza-nuk-eshte-zgjidhur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended