Rama thirrje publike Metes

  • 5 years ago
Duke u bërë apel të gjithë deputetëve që ta votojnë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor, për hetimin e shkeljeve të pretenduara të Kushtetutës nga ana e Presidentit, nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama e pati edhe një thirrje publike për Ilir Metën.

?Të reflektojë dhe ta grumbullojë veten e shpërndarë e ta mbledhë brenda kornizës së përgjegjësive të kompetencave të tij. Të ndërpresë çdo sulm kundër përfaqësive diplomatike të SHBA dhe BE në Shqipëri. Të ndërpresë çdo sulm ndaj parlamentit, të cilin s?ka dyfek presidencial që e cënon në legjitimitetin e vet, siç nuk ka dekret molotov që ia shkurton mandatin e tij. Të ndërpresë aktivitetin e tij të paligjshëm politik kundër qeverisë së Republikës së Shqipërisë, me të cilën duhet të sillet siç ia kërkon Kushtetuta, jo siç ia urdhërojnë zërat e brendshëm të realitetit imagjinar ku është transferuar sëfundmi?.

?Mirë do ishte të ndalonte dhe përgojimin e figurave heroike të historisë së këtij vendi, sepse paralelizma mes tyre dhe figurës së tij, keqinformojnë brezin e ri dhe stimulojnë agresivitetin e injorancës ndaj shoqërisë dhe shtetit ligjor. Por kjo mbetet sidoqoftë një vërejtje miqësore?, tha Kryeministri në përfundim të fjalës së tij./tvklan.al

Recommended