Balla thirrje Metës: Mos u sill si kryetar opozite - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka deklaruar se këtë të mërkurë do të marrë fund ngërçi i dekreteve të Metës.Nga Elbasani, Balla duke u ndalur tek seanca plenare e jashtëzakonshme që do të zhvillohet sot, deklaroi se të gjithë kandidatët për minsitra i plotësojnë kushtet dhe kriteret ndërsa nuk I kurseu akzuat në drejtim të Metës.Ai I bëri apel Metës që të mos sillet më si kreu alternativ i opozitës dhe të heq dorë nga përplasjet e krijuara pasi Kuvendi është autoriteti I vetëm që vendos qeverinë dhe jo Presidenti.?Bazuar në Kushtetutë, me kërkesë të kryeministrit është thërritur një seancë e jashtëzakonshme për të mos humbur kohë për të filluar menjëherë punën ministrat e rinj, që kanë mbështetjen e grupit të PS. Sot në 17:00 zhvillohet seanca e votimit të dekreteve për të gjithë ministrat, besoj që deri në orën 17:00 edhe zoti Meta do i ketë dhënë fund një historie të pakuptimtë të krijuar artificialisht dhe në të gjithë ministritë të vijojë puna. Besoj që shumë shpejt kjo çështja e të drejtës së shpikur nga vetëvetja e presidentit për t?i hequr Kuvendit të drejtën për t?u shprehur do zgjidhet. KED ka filluar punë dhe më konstituimin krijohet mundësia e plotësimit të vakancave në Kushtetuese. Në këtë aspekt i jepet fund edhe një situate artificial për nevoja të brendshme të opozitës duke shfrytëzuar përfaqësimin e tyre në Presidencë kanë bllokuar në mënyrë të padrejtë ekskluzivitetin e kryeministrit për ti propozuar kuvendit përbërjen e qeverisë. Kuvendi është autoriteti i vetëm që vendos për përbërjen e qe qeverisë, jo Presidenti?

Category

📺
TV

Recommended